
Detyrë e rëndësishme në përgatitjen e tokës per kultivim te suksesshem, është krijimi I kushteve sa me te pershtatshme per përmirësimin e cilësive fizike te tokes, per te arritur me pas zhvillimin normal të proceseve mikrobiologjike, të nevojshme për kthimin e lëndëve ushqimore në forma të përvetësueshme nga bima dhe zhdukjen e barërave të këqija.
Ndermjet proceseve qe nga punimi I thelle e deri tek pleherimi, eshte edhe frezimi I tokes.
Funksioni I Frezimit
Me këtë bëhet copëtimi dhe përzierja e tokës, pa kthimin e shtresës. Kryhet me freza, të cilat kanë organe pune aktive me veprim goditës mbi tokën dhe mbetjeve bimore, si rezultat i të cilës sigurohet shkatërrimi I plisave, zvogëlimi i tyre dhe nivelimi i tokës. Frezimi kryhet para mbjelljes së drejtpërdrejtë të farërave me përmasa shumë të vogla, siç janë pjesa më e madhe e farërave të bimëve mjekësore. Gjithashtu është punim i domosdoshëm para mbjelljes për përgatitjen e fidanëve.
